Zyrtare: Leon Dajaku prezantohet te skuadra e Superligës së Zvicrës
Publikuar:
(26.01.2023 20:27:58)

Futbollisti i ri nga Kosova, Leon Dajaku ka ndryshuar ambient duke u larguar nga futbolli anglez për të kaluar në Zvicër.
Dajaku është huazuar nga Sunderlandi te skuadra zvicerane St.Gallen, e cila garon në Superligën e shtetit helvetik, shkruan Shqip.com.
21-vjeçari, fanellën e St Gallen do ta vesh për gjashtë muaj, teksa sot është prezantuar nga ekipi zvicerian.
Dajaku më parë ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit dhe ekipit të parë të Stuttgartit e Union Berlinit.
Sulmuesi ka kontratë me Sunderlandin deri në qershor të vitit 2024.
/Shqip.com