Sport Shqiptar

Zyrtare: Leon Dajaku është lojtari i ri i Sunderland

Leon Dajaku gjatë prezantimit te Sunderland

Klubi anglez, Sunderland ka nënshkruar me futbollistin shqiptar, Leon Dajaku nga Union Berlin.

20-vjeçari është transferuar në Angli në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni.

Dajaku ka luajtur për VFB Stuttgard duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i Bundesliga U17 në edicionin 2017-18 me 23 gola dhe tetë asistime.

Sezonin e kaluar, ai regjistroi 11 gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në Bundesliga U19.

Pasi bëri debutimin e tij në Budesligë kundër Borussia Monchengladbach, Dajaku u transferua te Bayern Munchen në korrik të vitit 2019, ku kishte nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare.

Ai bëri dy paraqitje me klubin bavarez në sezonin e tij të parë në “Allianz Arena”, kur skuadra e Hansi Flick fitoi Bundesligën, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve./Shqip.com