Sport Shqiptar

Zyrtare: Ky futbollist largohet nga Llapi

Mesfushori Egzon Qerimi është futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Llapit.

Nëpërmjet një njoftimi të enjten në Facebook, Llapi ka njoftuar se më të përfunduar edicioni 2022/23, është mbyllur edhe bashkëpunimi mes palëve.

Llapi ka falënderuar Qerimin për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.

Qerimi në janar të këtij viti iu bashkua Llapit nga skuadra e Dukagjinit, ndërsa për llapjanët regjistroi vetëm pesë paraqitje në Superligë.

/Shqip.com