Sport Shqiptar

Zyrtare: Kreshnik Bahtiri bëhet me ekip të ri

Ulpiana ka arritur marrëveshje me mesfushorin Kreshnik Bahtiri.

30 vjeçari i cili së fundmi ishte tek Malisheva ka arritur marrëveshje për transferim tek skuadra nga Lipjani, që ka synime për inkuadrim në elitë, njofton klubi përmes faqes zyrtare të klbuit, përcjell Shqip.com.

“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me lojtarin lipjanas Kreshnik Bahtiri. Në ambientet e klubit, Presidenti i KF ULPIANA Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me lojtarin elitar Kreshnik Bahtiri për sezonin pranveror të edicionit të garave 2022/2023 me mundësi vazhdimi. Bahtiri në vitet e fundit ka luajtur për ekipet e Superligës FC Malisheva dhe KF Arbëria si dhe për ekipen e Superiores së Shqipërisë KF Kukësi”, shkruan klubi i Ulpianës”, shkruhet në njoftimin e Ulpianës.

Bahtiri në karrierën e tij ka luajtur te Malisheva, Kukësi dhe Arbëria.

/Shqip.com