Zyrtare: Klubi kosovar njofton për largimin e lojtarit
Publikuar:
(14.11.2022 14:27:12)

KB Ponte Prizreni ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Kevin Baker, shkruan.
Klubi që garon në Superligën e Kosovës në basketboll ka bërë të ditur se me basketbollistin kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Baker zhvilloi nëntë ndeshje me fanellën e klubit nga Prizreni këtë edicion. Ponte Prizreni e ka falënderuar basketbollistin për kontributin e dhënë.
“Ndryshime në skuadër. Kevin Baker lirohet nga ekipi. Me marrëveshje të dyanshme, nga sot lojtari Kevin Baker nuk do jetë pjese e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit prizrenas.
/Shqip.com