Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Kjo është Kombëtarja e parë që përshëndetet me Botërorin “Katar 2022”

Kampionati Botëror ka zyrtarisht Kombëtaren e parë që nuk mund të vazhdojë në fazën me eliminim direkt.

Edhe pse pritej shumë prej tij, Katari, vendi organizator, ka shkruar emrin pikërisht si ekipi i parë i cili nuk ka më mundësi matematikore për të vijuar më tej rrugëtimin e tij.

Skuadra e cila siguroi biletën vetëm si vendi organizator, ndoshta më i kritikuari në historinë e Botërorëve për arsye nga më të ndryshmet, ka zhgënjyer duke u mundur 2-0 nga Ekuadori dhe 3-1 nga Senegali.

Me barazimin e sotëm mes Ekuadorit dhe Holandës, ata arritën në kuotën e 4 pikëve e kështu bëhen të pakapshëm për Ekuadorin sido që të ndahet ndeshja e fundit.

/Shqip.com