Sport Shqiptar

Zyrtare: Jay Threatt largohet nga Ylli

Basketbollisti Jay Threatt është larguar nga KB Golden Eagle Ylli.

Klubi nga Suhareka njoftoi këtë të diel se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan.

Ylli bëri të ditur se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Gjithashtu, largimi ishte kërkesë e Threatt.

“Me marrëveshje të dyanëshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit kemi ndërprerë bashkpunimin me Jay Threatt. Klubi e falenderon për kontributin e tij në ekip, i dëshirojmë shumë suksese në karrierën e mëtutjeshme. Faleminderit Thank You Jay”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

/Shqip.com