Sport Shqiptar

Zyrtare: Ismet Munishi emërohet trajner i Ferizajt

Trajneri Ismet Munishi sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Ferizajt, mëson RTV Dukagjini.

Munishi nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Ferizajt.

RTV Dukagjini mëson ekskluzivisht se marrëveshja mes Munishit dhe Ferizajt është arritur të martën.

Tekniku 48-vjeçar do të zë vendin e trajnerit kroat, Andrej Panadiç, i cili u largua para disa ditësh.

Së fundmi, Munishi kishte qenë pjesë e Prishtinës. Ai ishte shkarkuar në mars të këtij viti, pas humbjes nga Malisheva me rezultat 2-1.

Përveç Prishtinës ai ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Llamkos Kosova, Ballkani, Vëllaznimi, Feronikeli, Besa e Pejës, Gjilani dhe Drita.

Ferizaj edicionin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën e Parë, pasi u mposht në barazh nga Liria pas ekzekutimit të penalltive (3-0).

/Shqip.com