Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Gonçalo Ramos firmos me PSG

Gonçalo Ramos ka firmosur me PSG. Sulmuesi portugez vjen nga Benfica dhe ka nënshkruar me kampionët e Francës në formën e huazimit për një sezon.

“Paris Saint-Germain njofton nënshkrimin e Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez 22-vjeçar bashkohet në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit”, shkruan klubi. Ky afrim ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Luis Enrique.

22-vjeçari Ramos është aktivizuar në 30 ndeshje në Liga Portugal në edicionin që kaloi, ku ka shënuar 19 gola. Futbollisti është produkt i akademisë së Benficës.

/Shqip.com