Sport Shqiptar

Zyrtare: Gledi Mici largohet nga Prishtina.

Mbrojtësi nga Shqipëria, Gledi Mici ka konfirmuar largimin nga klubi i Prishtinës.

Mici ishte pjesë e klubit kryeqytetas që nga viti 2020. Ai e fitoi titullin kampion, Kupën dhe Superkupën.

Ai e falënderoi Prishtinën për bashkëpunimin.

“Bashkëpunimi me FC Prishtina përfundon. Faleminderit për këto 3 vite të mrekullueshme”, shkroi Mici në rrjetet sociale.

/Shqip.com