Sport Shqiptar

Zyrtare: Gerhard Progni është lojtar i Llapit

Fituesit e Kupës së Kosovës bëjnë goditjen e madhe të këtij afati kalimtar.

Gerhard Progni është zyrtarisht lojtari i tyre i ri.

Sulmuesi më efektiv përgjatë edicionit të kaluar u prezantua sot në zyret e klubit podujevas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Llapi, në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

Progni, KF Llapi

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

“Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

“Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve”, ka shkruar ndër tjerash klubi.

Progni, SC Gjilani

35 vjeçari para disa ditësh u largua nga SC Gjilani, me të cilët dëshoi të fitonte trofe edhe pse kaloi tre sezone aty.

Sezioni i kaluar ishte më i frytshmi në terma individual, pasi arriti të shënojë 23 gola në 31 paraqitje në Superligë. /Shqip.com