Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Gavi e vazhdon kontratën me Barcelonën

Gavi

Tashmë është edhe zyrtare: Gavi e ka vazhduar kontratën me Barcelonën – deri në vitin 2026.

Lajmi është bërë i ditur në fazen zyrtare të klubit katalunas.

Kaluzola e talentit 18 vjeçar tashmë është një milliard euro.

Ai konsiderohet si një nga “prodhimet” më të mira të “La Masias” në vitet e fundit – teksa është startues i padisktueshëm në formacionin e Xavi Hernnadez.

Në sezonin e kaluar – mesfushori spanjoll u paraqit në 34 ndeshje të La Ligës dhe në gjashtë të Ligës së Kampionëve – teksa shënoi dy gola.

Ndërsa – në sezonin aktual e ka djersitur fanellën në gjashtë ndeshje – pesë nga të cilat ishte startues.

Për shkak të paraqitjeve fenomenale të Gavit – në bankën rezervë kanë mbetur Frenkie de Jong dhe Franck Kessie./Shqip.com