Sport Shqiptar

Zyrtare: Futbollisti nga Shqipëria transferohet në Bullgari

Tashmë është zyrtare, Erdenis Gurishta është pjesë e bullgarëve të CSKA 1948 Sofie.

Mbrojtësi shkodran firmosi ditën e sotme kontratë 3-vjeçare me ekipin që u rendit në vendin e tretë në elitën e futbollit bullgar. 

28-vjeçari i dha fund aventurës me Vllazninë, pas plot 9 vitesh, teksa te kuqeblutë u shndërrua në një lider, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. 

Kjo është aventura e parë jashtë Shqipërisë për Gurishtën. 

/Shqip.com