Sport Shqiptar

Zyrtare: Futbollisti nga Kosova transferohet te Kukësi

FK Kukësi njofton se mesfushori Rrezart Kokollari, është zyrtarisht futbollist i skuadrës shqiptare.

Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin kuksin një kontratë deri në vitin 2026, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

19-vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati italian ku së fundmi ka qenë pjesë e San Luca teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Zurich.

Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.

/Shqip.com