Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë transferohet në Sparta Pragë

Futbollisti shqiptar Qazim Laçi nuk është më pjesë e ekipit francez Ajaccio.

Mesfushori është transferuar tek Sparta Pragë në Republikën Çeke.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi francez përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Shqip.com.

Ndër të tjera ata falënderojnë shqiptarin për kontributin e dhënë në pesë vite.

Laçi është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë.

“Me ardhjen e Qazimit kemi një mesfushor qendror i cili me tipologjinë e tijtë ndryshme do të përshtatet në mënyrë të përsosur mesfushës sonë dhe do t’i japë trajnerit një gamë të gjerë opsionesh. Ai është një lojtar i Kombëtares, i përgatitur mirë fizikisht dhe ka luajtur për një kohë të gjatë në Francë. Është shumë i mirë teknikisht, mund të ndryshojë ritmin e lojës, ta përshpejtojë dhe të dalë nga thellësia e fushës para portës kundërshtare. Ai mbrohet mirë dhe ka një menalitet fitues”, deklaroi drejtori sportiv i Sparta Pragës, legjenda Tomas Rosicky.

26-vjeçari u largua nga AC Ajaccio gjashtë muaj para fundit të kontratës, por dy klubet nuk kanë zbuluar detajet e transferimit të tij në kryeqytetin e Republikës Çeke.

/Shqip.com