Sport Shqiptar

Zyrtare: Florent Muslija e vazhdon kontratën me Paderbornin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Florent Muslija, ka zgjatur kontratën me klubin e tij, Paderborn.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë gjermanët, duke njoftuar në rrjetet sociale se është vazhduar bashkëpunimi me 24 vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan Shqip.com.

Muslija është paraqitur në 17-të ndeshje në Bundesliga 2 këtë sezon, duke realizuar dy gola dhe po aq asistime.

Florent Muslija, i cili është bërë një nga lojtarët më të shpejtë në ndeshjen e Paderborn në mesfushë.

“Florenti është bërë një faktor i rëndësishëm në mesfushën tonë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike dhe stilin e tij miqësor ndaj ekipit. Prandaj jemi shumë të lumtur që arritëm të biem dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në një fazë të hershme,” ka deklaruar Robin Trost pas vazhdimit të kontratës.

/Shqip.com