Sport Shqiptar

Zyrtare: Flamurtari mbetet pa trajner, largohet Megzon Visoka

Skuadra prishtinase KF Flamurtari ka bërë ndryushime në shtabin Teknik.

Kryetrajneri i deritanishëm, Megzon Visoka ka lënë ekipin duke dhënë dorëheqje.

Flamurtari ka njoftuar për vendimin e Visokës duke e falënderuar atë, derisa ka njoftuar se së shpejti do të vendoset për trajnerin e ri.

“KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëhqeje nga posti i kryetrajnerit. Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim. Pas kësaj, klubi do të bëjë vlersimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e klbuioty.

Flamurtari garon në Ligën e Parë të Kosovës.

/Shqip.com