Zyrtare: Fernando Santos emërohet përzgjedhës i Polonisë
Publikuar:
(24.01.2023 15:54:28)

Trajneri Fernando Santos është përzgjedhës i ri i kombëtares së Polonisë.
Emërimi i tij u bë i ditur nga kreu i federatës polake të futbollit. Santos është ish-trajneri i Portugalisë.
Trajneri 68-vjeçar luzitan do të drejtojë një ekip me në krye të skuadrës Robert Leandowskin.
Santos është trajneri i tretë i Polonisë i cili ka lindur jashtë vendit, pasi me herë ishin edhe holandezi Leo Beenhakker dhe portugezi Paulo Sousa.

Detyra e tij është të përmirësojë rekordin zhgënjyes të Polonisë në turnetë e fundit të mëdhenj.
Polonia nuk e rinovoi kontratën e trajnerit Michneiewicz pasi arriti në fazën eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë në 36 vjet.
/Shqip.com