Sport Shqiptar

Zyrtare: Ferizaj e huazon Arlind Shabanin nga Prishtina

Ferizaj ka arritur marrëveshje që ta huazojë mesfushorin Arlind Shabani nga FC Prishtina.

Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga.

Kurse në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e FC Prishtinës, meqë rast arriti të realizojë paraqitje shumë të mira.

“Arlindi vjen në Ferizaj me motivin dhe qëllimin që ta rikthejë skuadrën aty ku e ka vendin”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit ferizajas.

/Shqip.com