Sport Shqiptar

Zyrtare: FC Shkupi emëron trajnerin e ri

FOTO: FC Shkupi
FOTO: FC Shkupi

FC Shkupi ka gjetur trajner të ri pas shkarkimit të trajnerit Goce Sedlloskit.

Klubi nga Çairi për trajner të ri ka zgjedhur për trajner të ri turkun Xhihat Arsllan, shkruan Shqip.com.

Ai është ish-lojtar i një numri të madh klubesh në Turqi si Galatasaray, Gaziantep, Kocaeli. Xhihat si trajner ka qenë në skuadrat Kocaeli, Goztepe, Adana, Manisa, Kasimpasa etj.

Trajneri Arslan do të angazhohet për të udhëhequr Shkupin drejt titullit kampion.

Njoftimi pa ndërhyrje i FC Shkupit

MIRË SE ERDHE ARSLAN

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Sedllovski, klubi ditëve në vazhdim ka punuar në angazhimin e trajnerit të ri. Kemi arritur marrëveshje me një nga trajnerët më me nam në kampionatin turk, Xhihad Arslan, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir. Vlen të theksohet se Arslan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Ligën e Evropës.

Pikërisht paraqitjet e mira dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, vendosën që të arrijmë marrëveshje me trajnerin Xhihad Arslan.

Gjithashtu mirëseardhje i dëshirojmë dhe Fevzi Lajiç, të cilin e shohim si anëtar të familjes tonë bardhekaltër, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit tonë.

Shpresojmë që së bashku do të arrijmë suksese të mëdha përsëri.

Në këtë rrugëtim do të ecim së bashku në plotësimin e ëndrrave tona.

Me respekt, FC Shkupi.

/Shqip.com