Zyrtare: Ezgjan Alioski largohet nga Leeds
Publikuar:
(05.07.2021 18:07:16)

Klubi anglez, Leeds United ka njoftuar largimin e Ezgjan Alioskit, shkruan Shqip.com.
Skuadra angleze dhe mbrojtësi shqiptar nuk arritën që të gjenin marrëveshjen e duhur për vazhdimin e kontratës.
Kështu, Alioski sipas konfirmimit të klubit anglez, është larguar pas katër vitesh qëndrimi në klub.
29 vjeçari është pjesë e Leeds që nga viti 2017 ku u transferua nga Lugano, dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 21 gola në 161 paraqitje./Shqip.com