Sport Shqiptar

Zyrtare: Emir Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Emir Sahiti, e ka vazhduar kontratë me skuadrën kroate Hajduk Spli.

Lajmin e ka konfirmuar klubi kroat përmes faqes së tyre.

“Emir Sahiti ka vazhduar sot kontratën me Hajdukun deri në verën e vitit 2026. Anësori 24 vjeçar mbërriti në Poljud në fillim të vitit 2018. Pasi ishte pjesëtar i ish-skuadrës së dytë të ‘bardhezinjve’, Emir luajti si huazim në Shibenik në sezonin 2020/2021, ku shënoi shtatë gola. Në dy sezonet e fundit, ai ka qenë një pjesëtar i domosdoshëm i ekipit të parë, në të cilin ka bërë deri në 60 paraqitje me 11 gola të shënuar, të cilëve u ka shtuar 10 asistime dhe ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Futbollit të Kroacisë SuperSport në sezonin 2021/22. Me cilësinë e dëshmuar të lojës, vullnetin, dëshirën dhe karakterin shumë pozitiv brenda dhe jashtë fushës, ai u bë pjesëtar i domosdoshëm i 11-shes së parë”, shkruhet në njoftimin e kliubot.

Sahiti u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës.

“Ndihem mirë sepse kam pesë vjet që jam këtu, praktikisht ndihem si në shtëpinë time. Unë po rritem si lojtar çdo ditë, ka shumë lojtarë me përvojë këtu nga të cilët mund të mësoj, shpresoj të vazhdoj me lojëra edhe më të mira për të treguar cilësinë e tij me mundin e treguar në fushë. Do të vazhdoj të bëj më të mirën në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për mbështetjen e këtyre tifozëve që vijnë të na bëjnë tifo në numër të tillë”, tha Emir Sahiti në nënshkrimin e kontratës së re.

Ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare është 24-vjeçar.

/Shqip.com