Sport Shqiptar

Zyrtare: Dorëhiqet kryetari i klubit të Prishtinës

KB Prishtina ka mbetur pa kryetar, raporton Shqip.com.

Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të klubit.

Maraj përmes një postimit në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” e ka konfirmuar lajmin.

AI ku ka zbuluar se këtë e ka bërë për shkak të angazhimeve të reja personale.

“Prishtinë ishte nder! Pas pothuajse 2 viteve në krye të Klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë knaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit. Me kompletimin e skuadrës edhe me dy super lojtar, jam i sigurt në suksesin e kësaj skuadre për këto dy vitet e ardhshme. Ishte vërtetë privilegj të udhëheqë ‘Shtëpinë e Kampionëve’. I lumtur që Klubin po e lë në gjendje dhe pozitë shumë më të mirë se që e kam gjetur, Ju falenderoj gjithëve për kontributin, mbështetjen dhe besimin. Skuadrës faleminderit për triumfin në ndeshjen e fundit si kryetar i klubit. SUKSESE TË MËTUTJESHME KLUBI IM I ZEMRËS – SIGAL PRISHTINA”, ka shkruar Burim Maraj.

Ai ka falënderuar klubin për rrugëtimin e përbashkët dhe ka thënë se ishte privilegj që e drejtoi një skuadër kaq të madhe në vend.

Maraj ishte ne krye të Sigal Prishtinës për dy vite.

/Shqip.com