Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Dembele mbetet pa klub

Osumane Dembele

Kontrata e yllit me Barçën skadoi mbrëmë.

Të enjten isht nata e fundit e Ousmane Dembeles si lojtar i Barcelonës.

Pavarësisht ofertave të bëra nga klubi, ai nuk vendosi të nënshkruajë kontratë të re.

Ajo që kishte, u firmos atëherë kur sulmuesi nënshkoi fillimisht pasi u transferua nga Borussia Dortmund.

Ousmane Dembele kundër Real Madrid

Madje, shifra që kalatanasit paguan për të ishte 105 milionë euro, me të gjitha shtesat e bonuset e përfshira.

Chelsea është ndër klubet e interesuara për sulmuesin ndërsa ka ende një ofertë nga Barça në tavolinë, sipas Sport.

Thomas Tuchel e do atë në “Stamfort Bridge” me çdo kusht.

Ousmane Dembele dhe Xavi Hernandez

Nga ana tjetër, francezi vlerësohet shumë nga Xavi Hernandez dhe cilësohet si një nga kryesorët në projektin e tij.

Por, paga duket që është problemi që lojtari dhe klubi nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Osumane është autor i 13-të asistimeve në La Liga – në sezonin që veçse ka mbaruar.

Teksa, ka shënuar një gol – në 18-të ndeshje të zhvilluara në edicionin që lamë pas. /Shqip.com