Sport Shqiptar

Zyrtare: Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

Sigal Prishtina ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin shkodran

Lekndreaj së fundmi ishte pjesë e Bashkimit, kurse më herët ka luajtur edhe te Peja.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

ZYRTARE: Daniel Lekndreaj rikthehet në Prishtinë

Shkodrani luftarak pas dy vitesh rikthehet në Kryeqytet me synime të mëdha. Ai njihet si lojtar eksploziv e depërtues, teksa sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KB Bashkimi si një ndër lojtarët më të dalluar. MIRËSEVJEN DANIEL. 

/Shqip.com