Zyrtare: Dachon Burken largohet nga Ponte Prizreni, vjen Cameron Willimasin
Publikuar:
(19.01.2023 22:31:27)

Ponte Prizreni nuk po shquhet me rezultate, por mund të jetë e para sa i takon ndërrimit të lojtarëve të huaj.
Deri më tani te Ponte kanë parakaluar shumë basketbollistë të huaj, ndërsa një ndërrim tjetër është bërë të enjten, njofton klubit prizrenas, shkruan Shqip.com.
Klubi prizrenas ka njoftuar se ka liruar Dachon Burken, ndërsa ka angazhuar Cameron Willimasin. Ai vitin e kaluar ishte pjesë e Yllit. Williams luan në rolin e organizatorit.
Për më tepër, Ponte Prizreni ka paralajmëruar edhe një lojtar të huaj për javën tjetër. Ndryshimet e shpeshta natyrisht kanë ndikim në paraqitje.
Dhe nuk është rastësi që Ponte mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.
/Shqip.com