Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Christensen prezantohet si Blaugrana

Andreas Christensen

Qendërmbrojtësi kishte marrëveshje me katalanasit që prej disa muajsh.

Tnimë, tifozët e Barcelonës mund ta konsiderojnë Andreas Christensen si lojtarin e tyre.

Këtë të hënë, klubi e zyrtarizoi atë përmes rrjeteve të tyre sociale, me video mjaft kreative.

Përndryshe, Andreas ishte pjesë e Chelesa-t që nga viti 2012, kur iu bashkua grupmoshave u-18 të klubit ng Brondby.

Fubollisti shtatlartë la “Stamford Bridge” më 2015, për të kaluar dy sezone te Munchengladbach.

Më pas, ai u rikthye në Londër, ku nisi të ‘marrë këmbët’ si një lojtar i rëndërsishëm.

Megjithatë, danezi nuk vendosi të nënshkruajë kontratë të re, pasi Barça e Xavi Hernandez i trokiti në derë.

Andreas Christensen, Chelsea FC

Kurse, qendërmbrojtësi danez bëri 19 paraqitje në Premierligë me blutë e Londrës, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove.

Ai do të ketë rol kyç në “Camp Nou”, dhe tekniku spanjoll do të shpresojë të formojë një tandem disavjeçar mes tij dhe Ronald Araujos. /Shqip.com