Zyrtare: Christensen prezantohet si Blaugrana

Qendërmbrojtësi kishte marrëveshje me katalanasit që prej disa muajsh.
Tnimë, tifozët e Barcelonës mund ta konsiderojnë Andreas Christensen si lojtarin e tyre.
Këtë të hënë, klubi e zyrtarizoi atë përmes rrjeteve të tyre sociale, me video mjaft kreative.
Welcome to Barcelona, Andreas Christensen! pic.twitter.com/mHy0sO9FvK
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Përndryshe, Andreas ishte pjesë e Chelesa-t që nga viti 2012, kur iu bashkua grupmoshave u-18 të klubit ng Brondby.
Fubollisti shtatlartë la “Stamford Bridge” më 2015, për të kaluar dy sezone te Munchengladbach.
Signed! ✅ pic.twitter.com/AoP9JTjwC5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Më pas, ai u rikthye në Londër, ku nisi të ‘marrë këmbët’ si një lojtar i rëndërsishëm.
Megjithatë, danezi nuk vendosi të nënshkruajë kontratë të re, pasi Barça e Xavi Hernandez i trokiti në derë.

Kurse, qendërmbrojtësi danez bëri 19 paraqitje në Premierligë me blutë e Londrës, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove.
Ai do të ketë rol kyç në “Camp Nou”, dhe tekniku spanjoll do të shpresojë të formojë një tandem disavjeçar mes tij dhe Ronald Araujos. /Shqip.com