Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Chris Hughton emërohet trajner i Kombëtares afrikane

FOTO: eurosport
FOTO: eurosport

Aventura e Kombëtares së Ganës në Botërorin e Katarit ishte shumë i shkurtër pas eliminimit të shpejtë që në fazën e grupeve, eliminim që solli dhe largimin e tekniku Otto Addo, nga Kombëtarja afrikane.

Mirëpo, ditën e sotme, Federata Ganeze e Futbollit ka prezantuar trajnerin e ri, i cili nuk ishte i panjohur për tifozerinë e afrikanëve.

Bëhet fjalë për 64-vjeçarin anglez, Chris Hughton, i cili më parë ishte këshilltar në Kombëtaren e Ganës.

Në “ndihmë” të Hughton në “aventurën” e tij më të re do të jenë George Boateng dhe Didi Dramani.

Më parë tekniku anglez me origjinë nga Irlanda ka drejtuar ekipe të njohura në elitën e futbollit ishullor, si Newcastle United, Nottingham Fores, Brighton, Norwich dhe Birmingham.

/Shqip.com