Zyrtare: Chelsea transferon Koulibalyn nga Napoli me kontratë katërvjeçare

Chelsea ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly në një marrëveshje katërvjeçare nga skuadra e Serie A, Napoli.
31 vjeçari, iu bashkua Napolit nga Genk në vitin 2014 dhe bëri 317 paraqitje për skuadrën italiane.
Ardhja e tij në Stamford Bridge pason largimin e mbrojtësve Antonio Rudiger në Real Madrid dhe Andreas Christensen në Barcelonë, të dy në transferta të lira.
Introducing our second signing of the summer! 🔵#KoulibalyIsChelsea
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2022
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea. Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë e pranova sepse ata me të vërtetë më donin. për të ardhur në Premier League për të luajtur për ta”, tha Koulibaly.
Koulibaly bëri debutimin e tij për Senegalin në shtator 2015 dhe që atëherë ka bërë 62 paraqitje, duke e quar skuadrën deri në fitoren në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021.
Happy, Blues? 😁#KoulibalyIsChelsea pic.twitter.com/dpPglcUqnz
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2022
Ai bëhet nënshkrimi i dytë i Chelseat që nga transferimi i Todd Boehly, pasi Raheem Sterling iu bashkua klubit në një marrëveshje prej 50 milion funte./Shqip.com