Zyrtare: Chelsea me pronar të ri

Biznesmeni amerikan dhe bashkëpronar i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, do të bëhet pronari i ri i skuadrës së Premierligës, Chelsea.
Bashkëpronari i klubit të bejsbollit LA Dodgers, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich për 4.25 miliardë funte.

“The Blues” e kanë konfirmuar marrëveshjes përmes një komunikate zyrtare.
“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se është rënë dakord për një grup të ri pronarësh, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin”, thuhet në njoftim.
Klubi po ashtu ka konfirmuar se një pjesë e të ardhurave do të shkojë për bamirësi.
Nga investimi total që po bëhet, 2.5 miliardë £ do të aplikohen për blerjen e aksioneve të Klubit dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich. Do të kërkohet miratimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB.
:focal(1150x310:1152x308)/origin-imgresizer.eurosport.com/2022/03/28/3345988-68400028-2560-1440.jpg)
I mbështetur nga firma e investimeve Clearlake Capital dhe pronari i tjerë i Dodgers, Mark Walter, Boehly u konsiderua si kandidati i preferuar nga Raine Group – banka amerikane që mbikëqyr shitjen e Blues – pavarësisht konkurrencës së madhe nga miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe.
Menaxheri i Bluve, Thomas Tuchel, kohët e fundit pohoi se saga e blerjes ka ndikuar në performancat e tyre në fushë.

Qeveria britanike gjithashtu duhet të lëshojë një licencë të re për shitjen e Chelsea, raportoi Law. Licenca e operimit të klubit do të përfundojë në fund të muajit.