Sport Shqiptar

Zyrtare: Bylbyl Sokoli i rikthehet punës, emërtohet trajner i Malishevës

FC Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje që Bylbyl Sokoli ta drejtojë skuadrën.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit.

Malishva mbeti pas largimit të Sami Sermaxhaj.

Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi. Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyre në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme”. Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Shqip.com.

Malisheva në këtë edicion po “lufton” për mbretje në elitë.

Stinorin pranveror do ta nis nga pozita e tetë me 19 pikë të tubuara.

/Shqip.com