Sport Shqiptar

Zyrtare: Bujar Pllana transferohet te Slaven Belupo

Mbrojtësi Bujar Pllana është lojtar i ri i skuadrës kroate, Slaven Belupo.

Pllana, që deri më tani ishte te Prishtina, ka firmosur me skuadrën e elitës kroate për tri vjet.

Ai është shquar me paraqitje te Prishtina dhe tani e ka bërë hapin e madh në karrierë.

Pllana 21-vjeçari në edicionin e kaluar i ka realizuar pesë gola në kampionat dhe në Kupën e Kosovës në Prishtinën.

/Shqip.com