Sport Shqiptar

Zyrtare: Blerand Stavileci është zgjedhur ushtrues detyre i postit të kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina

Të hënën mbrëma, Blerand Stavileci është zgjedhur ushtrues detyre i postit të kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Ekipi “bardhekaltër” ka njoftuar të hënën për dorëheqjen e presidentit Burim Maraj.

Siç ka bërë të ditur Sigal Prishtina, me propozim të Plisave, është propozuar Blerand Stavileci për ushtrues detyre të kryetarit, ndërsa me vendim unanim është pranuar propozimi.

“Sonte në zyret e klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj. Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjidhet z. Blerand Stavileci. Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit”, ka njoftuar Sigal Prishtina, përcjell Shqip.com.

Maraj qëndroi për dy vite te Prishtina e Stavileci edhe më herët ka qenë kryetar i klubit kryeqytetas.

/Shqip.com