Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Bersant Celina transferohet te Stoke City

Bersant Celina është transferuar te skuadra e Stoke Cityt. Lajmi është bërë zyrtar të enjten në mbrëmje.

“Stoke City me kënaqësi iu njofton se Bersant Celina është huazuar për gjashtë muaj nga skuadra franceze, Dijon”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e skuadrës që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez.

26-vjeçari që përfaqëson Kosovën, bëhet transferimi i dytë i janarit për Stoke Cityn.

Celina kthehet në futbollin anglez. Në të kaluarën karrierë në Angli ka bërë edhe te Manchester City, Swansea dhe Ipswichi.

Celina gjysmën e parë të këtij edicioni, e kaloi si i huazuar te Kasimpasha në Turqi, skuadër me të cilën u paraqit në 18-të ndeshje. Ai pati një gol të shënuar e një asistim në elitën e futbollit të Turqisë.

/Shqip.com