Zyrtare: Basketbollisti Samir Zekiq bëhet më skuadër të re
Publikuar:
(06.12.2022 20:24:37)

Klubi pejan njoftoi këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin mitrovicas, Samir Zekiq, shkruan Shqip.com.
Rikthimi i Zekiqit në “Karagaç” vije vetëm pak ditë pasi ai shkëputi kontratën me Trepçën.
“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me lojtarin e Kombtarës së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepces, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonen pranverore. Mirë se vjen Samir!”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan.
Zekiq konsiderohet një ndër lojtarët më cilësor në basketbollin e Kosovës.
/Shqip.com