Sport Shqiptar

Zyrtare: Arsim Thaqi merr drejtimin e Dritës

Arsim Thaqi është emëruar trajneri i Dritës.

Ai të mërkurën është prezantuar nga liderja e Superligës, ndërsa ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Thaqi zëvendëson trajnerin e larguar, Ardian Nuhiun.

Thaqi së fundi ka qenë trajner i Malishevës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe disa klube tjera në Kosovë. Ndër to edhe Prishtinën.

“Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi jonë fillon fazën përgatitore”, shkruan në njoftimin e Dritës.

/Shqip.com