Sport Shqiptar

Zyrtare: Arijan Ademi bëhet me skuadër të re

Image credit: PA Sport
Image credit: PA Sport

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është transferuar në Kinë te skuadra Beijing Guoan.

Ademi 31-vjeçari shkroi historinë në futbollin kroat, sidomos te klubi i Dinamo Zagrebit – ku qëndroi më shumë se 10 vite.

Futbollistin shqiptar pati një dhuratë të çmuar, duke pensionuar përgjithmonë numrin 5 në fanellë.

Ademi gjatë këtij sezoni në Superligën e HNL-së zhvilloi 19 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste.

Transferimi i tij në ekipin kinez kushtoi afro 1 milionë euro, kurse vlera e tij momentale në sajtin “Transfermarkt” është katër milionë euro.

/Shqip.com