Lajme

Zyrtare: Arben Vitia kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Arben Vitia tashmë është zyrtarisht kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Prishtinës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Feim Tahirsylaj, këshillar për media i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

“Na pret një fitore e madhe në Prishtinë. Mirë se vjen Arben Vitia – kryetari i ardhshëm i kryeqytetit”, ka shkruar Tahirsylaj në Facebook.

Vitia ditë më parë veç  ka nisur të prezantojë kandidatë për asamblenë komunale.

Këto veprime janë kritikuar nga opozita – pasi thonë se Arben Vitia si ministër i Shëndetësisë në kohë pandemie, po merret me zgjedhjet lokale.

Shifrat e infeksioneve ditore me COVID-19 janë katër-shifrore, opozita gishtin e ka drejtuar kah Arben Vitia.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit gara për Prishtinën do të zhvillohet ndërmjet Arben Vitisë nga VV, Përparim Ramës prej Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në garë janë edhe Daut Haradinaj i AAK-së dhe Selim Pacolli i AKR-së, i cili aktualisht është nënkryetar i kryeqytetit. /Shqip.com