Sport Shqiptar

Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet te Augsburg në Bundesligë

Andi Zeqiri gjatë prezantimit te Augsburg

Andi Zeqiri është larguar nga klubin Brighton për të kaluar te Augsburgu në Bundesligë.

22-vjeçari është huazuar nga Brighton & Hove Albion drejtë Augsburg per një sezon, deri në qershorin e vitit 2022.

Sidoqoftë, njohja me bashkëlojtarët e rinjë do të marrë disa ditë, pasi ai është ftuar me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Sulmuesi shqiptar, fillimisht do të takojë vetëm Ruben Vargas nga shokët e skuadrës së re, pasi edhe ai është ftuar nga Zvicra për këto ndeshje.

Zeqiri ka luajtur për të gjitha grupmoshat e “Helvetikëve”, ku ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje për Zvicrës U21.

Ai nuk arriti të ishte në formën e tij më të mirë në Angli, pasi gjeti golin e parë javën e kaluar edhe atë në “EFL Cup”./Shqip.com