Sport Shqiptar

Zyrtare: Amir Abrashi e vazhdon kontratën me Grasshopperin

Futbollisti nga Kosova, Amir Abrashi e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Grasshopperit, që i skadonte në fund të këtij sezoni.

Ekipi zviceran ka njoftuar të hënën se me rinovimin e kontratës, Abrashi do të jetë pjesë e Grasshopperit deri në verën e vitit 2024, njofton klubi zvicerian.

Ai po ashtu, e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Abrashi është pjesë e Grasshopperit prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Freiburgu dhe këtë sezon ka 11 paraqitje në elitën e futbollit zviceran.

Abrashi është më herët ka qenë pjesë e këtij klubi, me të cilin në total ka regjistruar 185 paraqitje në të gjitha garat.

“Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë pasur vazhdimisht tek unë dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi Amir Abrashi pas firmosjes së kontratës.

/Shqip.com