Sport Shqiptar

Zyrtare: Albin Prapashtica bëhet “Intelektual”

Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Albin Prapashticën.

Prapashtica ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Intelektualët” deri në qershor të vitit 2026.

“Albini do të jetë forca shtesë e sulmit i cili vjen pas tre viteve të kaluara te FC Prishtina dhe tani e tutje avanturën do ta vazhdojë në klubin tonë”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv Valon Zymberi dhe lojtarit Prapashtica.

/Shqip.com