Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: 75-vjeçari Roy Hodgson emërohet trajner i skuadrës së Premierligës

FOTO: cpfc.co.u
FOTO: cpfc.co.u

“Timonieri” Roy Hodgson është rikthyer në Premierligw.

75 vjeçari u zyrtarizua në mëngjesin e së martës si trajneri i ri i Crystal Palace, pasi klubi shkarkoi Patrick Vieira.

Kjo është hera e dytë që anglezi do të udhëheqë Crystal Palace, klub të cilin ka arritur ta mbajë në “Premier League” në katër sezone sa ka qenë në krye të tij.

Gjatë kësaj periudhe, më saktësisht në shkurt të 2019 në ndeshjen kundër Leicester, Hodgson u bë trajneri më i vjetër anglez në histori të elitës së futbollit anglez, me 71 vjet e 198 ditë, duke kaluar legjenden Sir Bobby Robson.

Ky është misioni i 24 në karrierën e Hudgson si trajner që ka filluar në vitin 1976, derisa më parë ka menaxhuar edhe Anglinë, Zvicrën, Liverpool, Inter e disa klube të tjera.

/Shqip.com