Lajme

Zyrtari policor përfshihet në aksident trafiku, suspendohet nga detyra

Zyrtari policor.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në një aksident në rrethinën e Suharekës.

Me të marrë informatën Inspektorati Policor ka dal në vend të ngjarjes edhe ka marr vendim që zyrtari policor të suspendohet nga detyra.

“Dje në orët e mbrëmjes IPK është informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor. Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se  rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt si dhe veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

/Shqip.com