Lajme Në të dhënat e siguruara nga Shqip.com figuron se Zyra ndërlidhëse greke është veç një rast i keqpërdorimit të certifikatave për import të karburanteve në emër të misioneve diplomatike.

Zyra ndërlidhëse greke veç një rast

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë

Zyra ndërlidhëse greke, duket të jetë veç një rast.

Disa ambasada e misione diplomatike me dhjetëra punëtorë në staf diplomatik po del të shpenzojnë më pak se sa disa të tjera me shumë më pak punëtorë.

Në vitin 2021, për zyrën greke ishin importuar 363 mijë litra derivate.

Ndërsa Ambasada Gjermane me 35 persona në stafin ndërkombëtarë kishte importuar, 282 mijë litra.

Madje, zyra greke po rezulton të qëndroj edhe më lartë me shpenzime të naftës, sesa Misioni i EULEX, të cilët me 420 persona në staf, në vitin 2021 kishin importuar 349 mijë litra naftë.

Por, zyra greke nuk po rezulton të jetë e vetmja me këto shpenzime super të larta.

Të dhënat e siguruara nga Shqip, se ajo greke është maja e Ajsbergut.

Statistikat e kristalta tregojnë qartë mundësitë e keqpërdorimit.

Por, sërish mbetet në dorën e gjyqësorit për të zbardhur në tërësi të vërteten.

Prokuroria duke ndjekur vetëm rrjedhën e parasë përmes hetimeve financiare do të arrij të zbuloj skemën e vërtetë përtej asaj që thuhet në deklarata, duke sjell para drejtësisë të gjithë të dyshuarit e vërtetë.