Lajme

Zyra e Presidencës reagon për lëshimin e pasaportës diplomatike për Valdrin Sahitin

Presidentja Vjosa Osmani dhe kreatori i modës, Valdrin Sahiti

Ditë më parë në media është raportuar se kreatori i modës, Valdrin Sahiti posedon pasaportë diplomatike.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani – Sadriu.

Kupina tha se Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike.

Kësisoj ai tha se nuk ka lëshuar asnjëherë pasaportë diplomatike për askënd.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, thuhet në reagimin e Kupinës në “Facebook”.

këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina dhe Vjosa Osmani

Ai tha për qindra pasaporta të raportuara në media duhet pyetur në qeverinë paraprake.

“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre.”.

Si pasojë e mosliberalizimit shumë prej qytetarëve detyrohen të presin për muaj, apo vite të tëra që të pajisen me një vizë për të udhëtuar jashtë vendit./Shqip.com