Lajme

Zyra e Kosovës në Athinë feston 16-vjetorin e pavarësisë

Zyra e Kosovës në Athinë ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Por, Kosova dhe Greqia kanë marrëdhënie diplomatike dhe tregtare.

Për shënimin e përvjetorit të pavarësisë ka treguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

“KosovoinGreece festoi 16-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, përkrah shumë diplomatëve, miqve dhe partnerëve të Kosovës në Greqi”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, përmes platformës “X”.

/Shqip.com