Sport Shqiptar

Zydrunas Urbonas kryetrajner i Sigal Prishtinës

Zydrunas Urbonas

Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas, i është bashkuar klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Urbonas karrierën e trajnerit e ka nisur tek skuadra e njohur Juventus Utena.

Nën drejtimin e tij për pesë vjet me radhë Juventus Utena ka arritur suksese të shkëlqyeshme si njëri nga ekipet më të mira pas dy gjiganteve Žalgiris dhe Lietuvas Rytas.

Ai vjen në Kosovë me përvojën dhe sukseset e dëshmuara në arenën ndërkombëtare.

/Shqip.com