Lajme

Zvogëlohet pritja në terminal për zhdoganim të mallrave

Koha e zhdoganimit të mallrave është ulur dukshëm, në vitin 2021.

Kështu është bërë e ditur nga Dogana e Kosovës, e cila ka treguar se nga 5 orë e 3 minuta koha e pritjes është zvogëluar në 3 orë e 19 minuta për kamionët që importojnë mallra.

“Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021. Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021”.

Ky studim është bërë nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore./Shqip.com