Sport Ndërkombëtar

Zvicra pa Sommer kundër Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa portierin, Yann Sommer, në ndeshjen kundër Kosovës.

Portieri ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe nuk mund t’i bashkohet skuadrës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Federata zvicerane përmes një njoftimi.

“Kombëtarja zvicerane për meshkuj do të duhet të bëjë pa Yann Sommer në ndeshjet ndërkombëtare kundër Anglisë dhe Kosovës. Portieri rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e së martës. Sommer është në izolim në një dhomë hoteli në Marbella me simptoma të lehta”, thuhet në njoftim.

Më 29 mars Kosova do të përballen me Zvicrën.

Derisa, një mungesë e rëndësishme – e Kosovës në këto ndeshje është Arbër Zeneli, i cili është i lënduar./Shqip.com